18.7 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

MKRS dorëzon kallëzim penal për kompleksin ‘Saraji i Vjetër’ në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Komunës së Prizrenit për rrënimin e monumentit në mbrojtje të përhershme “Kompleksi Saraji i Vjetër”.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri Hajrulla Çeku në një konferencë për media. Ai ka thënë se veprimi i autoriteteve komunale përbën shkelje flagrante.

“Sot me Prokurorinë Themelore në Prizren kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit dhe drejtorit për Investime Kapitale në këtë qytet. Kodi penal i dënon deri në 10 vite dënim dhe me gjobë nga një mijë deri në dy mijë euro. Kompleksi u rrënua dy muaj para se të kthehet në pronë të shtetit, të cilët konsiderojmë që kanë bërë shkelje flagrante, veprimi i rrënimit është realizuar me dy leje të kësaj komune: leja për rrënim dhe për ndërtim. Të dyja janë në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Çeku.

Ai tutje ka thënë se puna e vetme që mund të kryhet në monumente të tilla është renovimi dhe atë mund ta bëjë vetëm Ministria e Kulturës, si organ kompetent.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, kemi lajmëruar organet e rendit, të cilat ndaluan punimet e rrënimit. Megjithatë, punimet tashmë kanë ndodhur dhe intervenimi i saj është i pamundur. E kemi kundërshtuar vendimin e komunës dhe jemi detyruar që të marrim hapin e radhës në bazë të ligjit. Ruajtja e trashëgimisë kulturore ‘Kompleksi Saraji i Vjetër’, shquhet si aset me vlera historike. Pas vlerësimit të dëmit të shkaktuar qëllimshëm, ne kemi bërë vlerësim dhe ndërtesat e ish-fabrikës janë rrënuar nëpërmjet mjeteve makinerike qe kanë shkaktuar dëm rreth 90 për qind. Kërkojmë rikthimin e asetit në gjendjen e mëhershme”, ka thënë Çeku./RTK

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Etrit Hoti, 2-shi i Vetëvendosjes garon për Kuvendin Komunal të Rahovecit

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti, Etrit Hoti kandidon për Kuvendin Komunal të Rahovecit, si pjesë e...

Lajmet e Fundit