Shefi i Ekzekutivit i Milanit ka qetësuar tifozët kuqezi me një lajm sa i përket të ardhmes së Rafael Leaos. “Me 100% do të qëndrojë në Milano këtë sezon. Unë kam qenë i qartë”, ka qenë përgjigja e dhënë nga Giorgio Furlani televizonit spanjoll “El Chiringuito”.
Në ditët e kaluara u përfol shumë për një transferim të portugezit në “Camp Nou”. Barcelona ishte në kërkim të një sulmuesi krahu dhe profili i Leao ishte i duhuri, por tani duket se Laporta duke të shikojë diku tjetër nëse shpreson që të kompletojë ekipin për Flick.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit