2.8 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Superkupa në basketboll do të organizohet në Prizren

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve të mbahet në qytetin e Prizrenit nga 7 deri më 11 shtator 2024.

Sipas informatave të federatës, ky vendim është marrë nga Bordi i FBK-së më 23 gusht 2024, pas mbylljes së konkursit.

“Superkupa do të organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me KB Bashkimi,” thuhet në njoftimin e FBK-së, përcjell PrizrenPress.

Për pesë ditë radhazi, palestra “Sezai Surroi” do të jetë arena ku do të zhvillohen ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë çerekfinalet dhe finalen më 11 shtator. Tetë klubet më të mira të elitës së basketbollit kosovar do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive, e cila pritet të sjellë sfida të zjarrta dhe një atmosferë të veçantë në qytetin historik të Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit