2.8 C
Prizren
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se më 23 gusht është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ky ligj ka filluar të zbatohet nga data 23 gusht 2024.

“Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142, me nenin 5 ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale. Më konkretisht, sipas nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-142 bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale, si në vijim, citojmë: ‘Neni 5: Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L -028 për Tatimin në të Ardhurat Personale. Neni 6 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, ndryshohet si në vijim: Neni 6 – Shkallët e tatimit. 1. Tatimi në të ardhura personale vjetore, ngarkohet sipas shkallëve në vijim: 1.1 Për të ardhurat e tatueshme deri në tremijë euro (3.000 euro), duke përfshirë edhe shumën tremijë euro (3.000 euro), zero për qind (0%); 1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi tremijë euro (3.000 euro), deri në pesëmijë e katërqind (5.400 euro), duke përfshirë edhe shumën pesëmijë e katërqind (5,400 euro), tetë për qind (8%) të shumës mbi tremijë euro (3.000 euro); dhe 1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi pesëmijë e katërqind (5,400 euro), njëqind e nëntëdhjetë e dy euro (192 euro) plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi pesëmijë e katërqind (5,400 euro)’”.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se më apo para datës 1 shtator 2024 do të publikojë versionin e ri të sistemit elektronik EDI, përmes të cilit do të deklarohen dhe paguhen: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale dhe tatimet tjera nga personat fizikë afarist dhe jo-afarist, sipas shkallëve të reja tatimore.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

57 fermerë të Prizrenit përfitojnë lopë qumështore

Sot, 57 fermerë nga Prizreni kanë përfituar lopë qumështore si pjesë e projektit të Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, “Furnizimi me Mëshqerra Gravide”, që ka...

Digjet një shtëpi në Prizren – s’ka të lënduar, dëmi material rreth 300 mijë euro

Sot rreth orës 16:10 në rrugën “Janina” në Prizren është djegur një shtëpi. Të lënduar nga ky incident nuk ka, por sipas pronarit të shtëpisë...

Lajmet e Fundit