13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

‘Sot unë Polic i Kosovës’, fëmijët e Prizrenit në rol policor

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka realizuar projektin “Sot unë Polic i Kosovës”, që synon të afrojë fëmijët me zyrtarët policorë dhe të rrisë sigurinë në komunitet.

Projekti u zbatua sot në qytetin e Prizrenit, ku fëmijët, të cilët u quajtën “Policët e Rinjë”, morën pjesë në aktivitete të ndryshme policore.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka realizuar Projektin në fjalë, në qytetin e Prizrenit, ku zyrtarët policorë të Sektorit pranë stacionit policor Prizren, kanë bërë të mundur prezencën e fëmijëve (POLICËT E RIJË). Policia e Kosovës së bashku me POLICËT E RIJË në qytetin e Prizrenit kanë realizuar aktivitete policore ku kanë parë për së afërmi punën policore dhe njëkohësisht kanë sensibilizuar qytetarët për siguri në trafik,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Komandanti i Stacionit Policor në Prizren, kapiten Nexhdet Mrasori, mirëpriti fëmijët dhe mbështeti projektin, duke shpërndarë dhurata simbolike me stemën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë projekte të ngjashme në të ardhmen për të rritur sigurinë dhe për të forcuar bashkëpunimin me qytetarët./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit