14.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Kryetari i Malishevës i shpreh ngushellime familjes për vdekjen e drejtorit Hajdin Berisha

Komuna e Malishevës ka njoftuar sot për ndarjen nga jeta të Hajdin Berishës, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, veteran i luftës së UÇK-së dhe ish-nënkryetar i Komunës.

Berisha, nga fshati Gurbardh i Malishevës, u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas vetes një kontribut të çmuar në shërbim të komunitetit dhe vendit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta familjes Berisha, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.

“Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajdin Berisha. Në emër të Komunës së Malishevës, të qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet më të thella”, tha kryetari Kastrati, në një telegram ngushëllimi.

Për detaje rreth kohës së varrimit dhe organizimeve të tjera për nder të të ndjerit, Komuna e Malishevës do të informojë qytetarët në koordinim me familjen e Hajdin Berishës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve


Më Shumë

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Tashmë është më se e sigurt se mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj do të largohet nga skuadra e Augsburgut në fund të këtij sezoni...

Totaj: Prezenca e nënës më jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë ndjesitë e tij personale dhe kujtimet e dashura për prindërit në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai ka...

Lajmet e Fundit