17.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Qendrim Biraj tërhiqet nga basketbolli, Bashkimi pensionon përgjithmonë numrin 12

Kapiteni shumëvjeçar i KB Bashkimi, Qendrim Biraj, ka vendosur të tërhiqet nga basketbolli aktiv pas një karriere 18-vjeçare me klubin e qytetit të Prizrenit.

“Djali i qytetit tonë, Biraj, mori shiritin e kapitenit në vitin 2014 pas pensionimit të Valentin Spaqit dhe udhëhoqi ekipin me sukses, duke çuar Bashkimin drejt titullit të kampionatit në vitin 2018—një arritje historike për klubin tonë,” u shpreh klubi në një deklaratë, përcjell PrizrenPress.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Biraj ka marrë rolin e Drejtorit Sportiv të klubit, ku pritet të vazhdojë të kontribuojë me të njëjtin pasion dhe përkushtim. Në nder të kontributit të tij të jashtëzakonshëm, klubi ka vendosur të pensionojë numrin 12 të Biraj përgjithmonë.

Në një ceremoni të veçantë, kryetari Astrit Martinaj e nderoi Birajn me një mirënjohje, ndërsa drejtori i klubit, Kushtrim Kabashi, i dhuroi fanellën me numrin 12. Tifozët e Bashkimit, “Arpagjik’t,” surprizuan Birajn me një koreografi të veçantë, duke krijuar një atmosferë emocionuese në përshëndetjen e tij përfundimtare.

“Faleminderit, Qendrim, për gjithçka që ke dhënë për këtë klub dhe për çdo moment që ke sjellë për tifozët dhe ekipin,” përfundoi deklarata e klubit./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ndërron jetë nxënësi në Malishevë, drejtoresha e Arsimit i shpreh ngushëllime familjes së Bleart Krasniqit

Malisheva është e tronditur nga ndarja nga jeta e Bleart Bekim Krasniqi, nxënës i klasës së 8-të në SHFMU "Hilmi Hoti" në Carrallukë. Blearti...

Zbulohet në Prizren busti i dëshmorit Xhevat Berisha

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit, sot u përurua busti i heroit kombëtar Xhevat Berisha në oborrin e shkollës që...

Lajmet e Fundit