Totaj i krahason veprimet e Qeverisë Kurti në veri me ato të Millosheviqit, reagon Abrashi: E tmerrshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, të martën në emisionin “Info Nata”, në Tëvë1, ka folur për veprimet e qeverisë aktuale të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut.

Totaj, ka deklaruar se kryeministri Kurti vepron në mënyrë të njëanshme, madje këto veprime i ka krahasuar me veprimet e Slobodan Millosheviqit dikur.

“Në këtë mënyrë me intervenime policore, ne e dimë si ka vepruar Slobodan Millosheviq dhe çfarë rezultati ka pasur më tutje. Në asnjë mënyrë, nuk mendoj se kjo është qasja e duhur dhe vetëm po i  bëhet dëm Kosovës, si dhe reputacionit të saj në arenën ndërkombëtare. Veprimet e pakoordinuara me faktorin ndërkombëtar relevant, veprimet me përdorim të dhunës policore, veprimet ku tentojnë të imponojnë zgjidhje me këto metoda një analogji ekziston”, ka thënë Totaj.

Ndërsa, lidhur me këtë deklaratë të Totaj, të mërkurën, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

Abrashi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur të tmerrshëm këtë krahasim dhe sipas tij ky është pozicioni aktual i PDK-së, për zhvillimet në veri të Kosovës.

“Ky është pozicioni i PDK-së sot, shtrirja e rendit, kushtetushmëria, ligjshmëri, ndërtimi i shtëpive në veri, hapja e bizneseve, luftimi i bandave kriminale qenka qasje si ajo e Millosheviqit. Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Abrashi.

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit