“Fëmijë 20-vjeçar, ka pësuar traumë”: Balje përballet me shefin e sigurimit që u përplasën me të riun në Prizren

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, është përballur sot në emisionin “Ora 7”, me Sefçet Damkën, pronarin e komapnisë së sigurimit ku punëtorët e saj e janë konfrontuar fizikisht një 20-vjeçar në një aheng në ahengun e e organizuar për “Ditën e Boshnjakëve” në Prizren.

Damka thotë se personi që Balje po e mbron është dikush që ka tentuar të prish nejën, dhe se bashkë me disa persona të tjerë kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

“Duda Balje normal që duhet të mbrojë boshnjakët sepse është deputete, por në këtë mënyrë jo. Ajo është duke mbrojtur një person që ka tentuar të hyjë dhe të prish ditën e tij – të Boshnjakëve. Kanë qenë 4-5 persona që në ndikim të alkoolit kanë tentuar të hyjnë në sallën ku janë VIP-at me ftesë”, u shpreh ai.

Balje mohon se i riu ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa thekson se ai ka pësuar traumë.

“Policia nuk ka drejtë të ushtrojë dhunë e lëre më dikush nga sigurimi, kam pritur më shumë profesionalizëm, në fakt ka qenë një fëmijë 20-vjeçar. Nuk mund të postoj foton e djalit, ai është në gjendje të traumës, nuk është e vërtetë se është nën ndikim të alkoolit sepse kemi bërë krejt testet. Unë do të publikoj krejt faktet”, tha ajo.

Klankosova.tv, ka raportuar gjatë ditës së djeshme për rastin, ku sipas përgjigjes së policisë i riu ishte i pari që kishte sulmuar sigurimit, ku më pas këta të fundit i janë kundërpërgjigjur.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit