19.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Shoqatat e afaristët nga Prizreni dhe Turqia takohen me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim

Mundësitë dhe parakushtet për bashkëpunim ndërmjet afaristëve nga Kosova dhe Turqia, janë diskutuar në takimet që kanë zhvilluar drejtuesit dhe anëtarësia e shoqatës “Esnaf” me ata të fondacionit “EkoAvrasya” dhe të shoqatës “Aysiad”.

Kryesia e shoqata “Esnaf” ka njoftuar se në Prizren janë mirëpritur kryetari i fondacionit “EkoAvrasya”, Hikmet Eren dhe kryetarin e shoqatës “Aysiad”, Mahmut Çatl?k së bashku me delegacionet shoqëruese, raporton Telegrafi.

Pas shëtitjes në qendrën historike të Prizrenit, sipas njoftimit janë realizuar vizita në disa fabrika të afaristëve prodhues që janë anëtarë të “Esnafit”.

Më pas, delegacioni i përbërë nga 21 afaristë nga sektorë të ndryshëm, ka zhvilluar një takim edhe në zyrat e kësaj shoqate.

“Pas takimit në zyrat e shoqatës “Esnaf” programi vijoi në hotelin “Adler” me takime dypalëshe ndërmjet anëtarëve të shoqatës “Esnaf” dhe mysafirëve nga Turqia, me qëllim të krijimit të mundësive dhe parakushteve për bashkëpunim ndërmjet afaristëve të shoqatave të dy vendeve mike”, thuhet në njoftim.

Vizita në fjalë, që ka pasur për synim zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, sipas njoftimit, ka përfunduar me një darkë solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë të komunitetit turk të Kosovës dhe konsulli i Republikës së Turqisë në Prizren, Celal Do?an/Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Më Shumë

Panairi i Punës dhe Karrierës mbahet këtë javë në Universitetin e Prizrenit

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Universiteti i Prizrenit me datën 16 prill 2025 organizojnë Panairin e Punës dhe Karrierës. Panairi mbahet në hapësirat...

68 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 68 aksidente dhe janë shqiptuar 2355 gjoba në trafik...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit