Amarildo Bakaj pezullon ndeshjet pas dëmtimit të vëllait të tij

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht pjesëmarrjen në ndeshjet e tij, pas dëmtimit të rëndë të vëllait të tij në ndeshjen e fundit.

Vëllai i tij, Roberto, theu dorën gjatë ndeshjes ndaj Shaban Hamadi Jongo, dhe Amarildo, i cili ka ndarë ringun me të që nga fillimi i karrierës si në boksin amator ashtu edhe atë profesionist, ka vendosur të mos ndeshet deri sa ai të rikuperohet.

“E kemi nisur bashkë nga zero dhe gjithmonë jemi ndeshur bashkë. Dikur nuk kishim asgjë, por kishim njëri-tjetrin. Ai dëshiron që unë të ndeshem, por e di sa shumë do të lëndohej që s’po ndeshet edhe ai,” ka shkruar Bakaj në një postim emocional në Facebook.

Për boksierin, përkushtimi ndaj vëllait të tij është më i rëndësishëm se karriera e tij profesionale, duke theksuar se jeta dhe liria janë ato që vërtet kanë rëndësi./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit