20.8 C
Prizren
E hënë, 14 Tetor, 2024

Bilanci javore i Policisë Rajonale në Prizren: 1,974 gjoba, 39 aksidente dhe 8 të ndalur

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës 07.10.2024 – 13.10.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër (1974) gjoba për kundërvajtësit që kanë shkelur ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu, në kuadër të këtij plani, janë ndërmarrë aktivitete të tjera si:

  • Hetimi i trembëdhjetë (13) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
  • Hetimi i njëzet e gjashtë (26) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Shqiptuar masa ndalimi drejtimi për tetë (8) ngasës.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve, me qëllim të rritjes së prezencës në terren dhe parandalimin e aksidenteve të komunikacionit, me theks të veçantë në ato me fatalitet.

Realizimi i Urdhëresave të Gjykatave në Rajonin e Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bazë të planit operativ për realizimin e urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës 07-11/10/2024 ka realizuar 55 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Me këtë rast, policia rajonale e Prizrenit i falënderon qytetarët për bashkëpunimin me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, ata duhet t’i njoftojnë menjëherë policinë, stacionet më të afërta të policisë, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrin e telefonit 192 dhe 029 244 355.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Këshilli Komunal për Siguri kërkon respektimin e shpejtësisë nga shoferët e autobusëve në Suharekë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi të Suharekës kërkon nga shoferët e autobusëve që të respektojnë kufizimin e shpejtësisë,  gjatë vozitjes në qytet. “Shpejtësia e...

Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori

Kanye West thuhet se u nda nga gruaja e tij, Bianca Censori, disa javë më parë. Të hënën në mëngjes, TMZ pretendoi se reperi dhe...

Lajmet e Fundit