PDK: Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” pjesë e institucioneve të nënshtruara ndaj pushtetit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka reaguar ndaj situatës në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, duke theksuar se ky institucion është i ndikuar dhe nën kontrollin absolut të pushtetit.

“Në vazhdën e kapjes së institucioneve të pavarura në gjithë Kosovën nga pushteti aktual, sot, u konfirmua se edhe Universiteti i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ është i ndikuar dhe nën kontrollin absolut të pushtetit. Ashtu siç pritej nga zgjedhjet e fundit, faqja zyrtare e universitetit tashmë përdoret për propagandë dhe reklamë të aktiviteteve të pushtetit,” thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, “nënshtrimi i këtij institucioni të rëndësishëm akademik ndaj pushtetit dëmton rëndë imazhin e institucionit, si dhe studentët, profesorët dhe stafin profesional të institucionit, të cilëve po u bëhet presion indirekt për ngjyrosje politike.”

“Universiteti i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ duhet t’i shërbej studentëve për edukim dhe jo partisë në pushtet për propagandë politike,” përfundon reagimi i PDK-së./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit