15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren

Sot, në një ceremoni simbolike, u vendos gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angili, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, asambleisti i Kuvendit Komunal, Ertan Simitçi, si dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe komunalë.

Projekti, i iniciuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka për qëllim promovimin e kulturës dhe traditave turke, duke ofruar një sërë aktivitetesh edukative, artistike dhe sociale për të gjithë komunitetin.

Kjo qendër pritet të kontribuojë në pasurimin e diversitetit kulturor në Prizren dhe të forcojë lidhjet ndërmjet komuniteteve./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Lajmet e Fundit