9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Dy ndeshjet e Superligës përfundojnë pa fitues

Dy ndeshjet e xhiros së 11-t të Superligës së Kosovës në futboll që u zhvilluan të mërkurën, nuk kanë nxjerrë fitues. Në Klinë, Dukagjini barazoi 2:2 me Suharekën kurse me rezultatin identik përfundoi edhe ndeshja në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Feronikelit ’74.

Për Dukagjinin, ky është barazimi i dytë rresht dhe mbetet i parafundit në tabelë me 11 pikë, 6 më pak se Suhareka që përkohësisht është ngritur në pozitën e tretë.

Golat për Dukagjinin i shënoi Hekuran Berisha, ndërsa për Suharekën realizuan Liridon Fetahaj e Mevlan Zeka.

Në duelin tjetër, Llapin e shpëtoi nga humbja Ilir Blakçori, i cili shënoi golin e barazimit në minutat shtesë të ndeshjes.

Golin tjetër për Llapin që dy herë ishte në disavantazh e realizoi Ardit Tahiri kurse golashënues për Feronikelin ’74 ishin Vasilios Karagounis e Hasan Hyseni.

Për Llapin, ky është barazimi i parë pas dy humbjeve rresht kurse Feronikeli ’74 mbetet ende ekipi i vetëm në Superligë pa fitore.

Skuadra nga Drenasi mbetet në pozitën e fundit në tabelë me 3 pikë të mbledhura, ndërsa Llapi zë vendin e 6-të me 15 pikë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit