18.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

Ende s’ka asgjë të re për parti

Jakupkrasniqi10-6Jakup Krasniqi thotë se ende ka kohë për formimin e partisë politike, për të cilin ka folur tash e disa muaj.

Zgjedhjet e përgjithshme, sipas preferencave të subjekteve politike, do të duhej të mbaheshin në pjesën e parë të vitit, përkatësisht në muajin qershor, edhe pse nuk e kanë përmbyllur ende reformën zgjedhore, një kusht ky i faktorit ndërkombëtar.

Por, Kryeparlamentari Krasniqi, në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se zgjedhjet ende nuk janë shpallur dhe se nuk di që ato mund të mbahen në qershor.

“Zgjedhjet ende nuk janë shpallur. Unë nuk e di këtë”.

Sa i përket themelimit të partisë së re, Krasniqi thotë se ende nuk ka ndonjë lëvizje.

“Një herë, edhe pak, jo. Ende nuk ka asgjë”.

“Ne jemi duke i analizuar disa rrethana, besoj se ka kohë, por ta shikojmë”, ka thënë Jakup Krasniqi për lajmi.net.

Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, që dikur ishin dy figurat kryesore brenda së PDK`së, tash e një kohë të gjatë kanë ngrirë marrëdhëniet me strukturat e partisë, edhe pse zyrtarisht nuk e kanë konfirmuar largimin.

Që nga fundi i vitit të kaluar, ata kanë dhënë deklarata në opinion, të drejtpërdrejta ose të tërthorta, për themelimin e një partie politike, por deri më tash ende nuk ka ndonjë veprim konkret.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj kanë dalë hapur kundër PDK’së, duke e sfiduar atë me “Iniciativat Qytetare” në Drenas dhe Malishevë.

Pavarësisht thirrjeve publike nga ZëvendësKryetari Kadri Vesli dhe Nënkryetari Hajredin Kuçi për kthim në PDK, as Limaj dhe as Krasniqi nuk kanë pranuar të lëvizin nga pozicioni i tyre.

Ndërkohë, është përfolur një takim i mundshëm mes Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt, në tentim për ta dëgjuar njëri-tjetrin, për të parë nëse udha e tyre politike do të mund të jetë ende e përbashkët, apo ajo do të ndahet përfundimisht.

Më Shumë

Historia e panjohur e shkencëtares që u pushkatua nga Enver Hoxha

Artikulli ‘Regjimi komunist dhe studiuesi’: rasti i biologes Sabiha Kasimati, ka si qëllim të paraqesë aspekte thelbësore të veprimtarisë së Sabiha Kasimatit, si intelektuale...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin...

Lajmet e Fundit