2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

25 fraza nga ‘Parajsa Artificiale’ e Ben Blushit, romani i ri kryefjala e panairit të Tiranës

Një libër që ve përballë të shkuarën me të ardhmen, një dialog mes dy personash brenda 12 orëve dhe një mesazh kryesor: Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë “rrënjësisht” të gjithë botën.

Megjithatë ne kemi shkëputur disa nga frazat më të spikatura të librit “Parajsa artificiale” pa dashur të zbulojmë të gjithë magjinë që të përfshin në një botë të sajuar, ku ferri dhe parajsa janë shumë pranë.

1- Dashuria është një zjarr që duhet mbajtur në frigorifer.

2- Ortodoksët kanë frikë të vrasin, por kur u duhet të vrasin, vrasin veten.

3-Më lehtë është të mësosh një ujk të qërojë patate, se të nxitësh Turqinë të sulmojë Shqipërinë.

4-Gratë kanë lindur optimiste ndërsa burrat kanë lindur pesimistë, prandaj gratë kërkojnë dashuri ndërsa burrat kërkojnë seks.

5-Inteligjenca artificiale kontrollohet nga nevoja për t’i shërbyer njeriut pa shpërblim dhe nga refuzimi për t’i ngjarë atij pavarësisht nga shpërblimi.

6-Ushtritë kanë lindur për të frenuar luksin, por nuk ia kanë arritur dot. Inteligjenca artificiale do t’ia arrijë pa luftë dhe pa armë.

7-Zoti është prodhuar në Tokë dhe kjo është një arsye më shumë që ne të ikim nga ky planet.

8-A nuk do të mjaftonte dashuria e një fëmijë për prindërit e vet për të nisur një luftë.

9-Njerëzit nuk do të jenë kurrë të lumtur përsa kohë që mes tyre ekziston paraja.

10-Nëse krahason inteligjëncën artificialë më një qën, ndryshimi është ky: kur ti ikën në punë dhë burri yt mërr në shtëpi një të dashur, qëni nuk ta thotë mëgjithësë të do shumë. Kurse inteligjenca artificiale ta thotë.

11-Kur Zoti ishte gjallë ne ishim ferri i njëri-tjetrit, tani që Zoti ka vdekur, ne do jemi parajsa e njëri-tjetrit.

12-Cigaren e pinë vetëm njerëzit që kanë mendime të këqija.

13-Inteligjenca artificialë do e vrasë demokracinë si një fatkeqësi që ka pjellë njerëz si unë, të cilët shfrytëzojnë hapësirat e ngushta të demokracisë për të bërë vetëm keq.

14-Marksistët mendonin se pronari duhet të zëvendësohet nga punëtori, kurse unë them së pronari dhe punëtori të dy bashkë duhet të zëvendësohen nga inteligjenca artificale.

15-Një botë pa kafshë të lumtura është një ferr i përkryer.

16- Luftërat janë mundësia e fundit që ka e shkuara për të vonuar të ardhmen.

17-Puna fizike është armiku më i madh i dashurisë.

18-Revolucionet fillojnë nga idealistët dhe fitohen nga tradhtarët.

19-Roboti mund të bëhet kuzhinier, por kurrsesi gjyshe.

20-Inteligjenca artificialë nuk do të jetë kurrë më e keqe dhë më e pabesë se njeriu.

21-Komunizmi është një shpikje e çifutëve e zbatuar keq nga të krishterët dhe që myslimanët e kanë refuzuar me të drejtë.

22-Çifutët prodhojnë gjithmonë një Mesia, kurse gjermanët prodhojnë gjithmonë një Hitler prandaj këta dy popuj janë gjithmonë në konflikt. Po nësë çifutët jëtojnë për të fituar, gjërmanët jëtojnë për të vrarë.

23- Myslimanët do të ishin më të qëtë nësë të krishtërët nuk do të kishin bërë masakrat që kanë bërë këto dy mijë vjet.

24-Inteligjenca është masa e njeriut. Më mirë një arab inteligjent se një shqiptar budalla.

25- Trimëria e një oficeri lexohet në sytë e ushtarit të vet, ndërsa sëmundja e një babai lexohet në sytë e fëmijëve të tij.

Këto 25 fraza të shkëputura nga “Parajsa artificalë” mjaftojnë për të kuptuar shkrirjen e natyrshme që Ben Blushi i ka bërë në këtë libër luftës, teknologjisë, njerëzimit, dashurisë, dhe paqes atë që ai e quan: Parajsë!

A do të kontrollojnë robotët botën, ligjin, punën, politikën, jetën ashtu siç pretendon autori?

/BalkanWeb/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Në mesjavë tri ndeshje të shtyra

Këtë mesjavë zhvillohen tri ndeshje të shtyra në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të martën (sot) prej orës 20:00 është ndeshja...

Ballkani e cilëson ndeshjen ndaj Kosova Düsseldorf, si festë kombëtare

Kampioni i Kosovës në futboll, ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe shtetet përreth, të bëhen bashkë në Düsseldorf, ku të...

Lajmet e Fundit