0.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit rikthehet në “shtëpi” me shfaqjen e dramës “Ping Pong dhe Dashuri”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se të martën pasdite do të bëhet përurimi i renovimit të tërësishëm të ndërtesës së Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” përkatësisht Teatrit “Bekim Fehmiu”.

Ndërkaq Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” ka paralajmëruar shfaqjen e dramës “Ping Pong dhe Dashuri”, më datën 27 nëntor 2024 nga ora 20:00, duke theksuar se ky institucion po rikthehet në shtëpi, raporton Telegrafi.

“Pas dy vitesh larg nga shtëpia jonë, Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” kthehet në skenën e vet, aty ku gjithmonë ka rrahur zemra e artit dramatik të Prizrenit. Këto dy vite kanë qenë sfiduese, por përkushtimi dhe dashuria për artin na kanë shtyrë të punojmë me një dinamizëm të jashtëzakonshëm. Gjatë kësaj periudhe, kemi realizuar shumë projekte artistike që jo vetëm kanë gjetur mirëpritje nga publiku, por edhe janë shpërblyer në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Teatrit.

Rikthimi në këtë skenë është vlerësuar si moment krenarie.

“Me këtë rast, ju ftojmë të jeni pjesë e shfaqjes “Ping Pong dhe Dashuri”, projekti ynë më i fundit që u realizua në kuadër të platformës për zhvillimin e dramës shqipe, “Contempora”. Kjo shfaqje do të jetë hapja e një kapitulli të ri për teatrin tonë, me projekte të reja, ide të freskëta dhe një qasje edhe më të afërt me publikun tonë të dashur”.

Tutje është theksuar se në dy vitet e shkuara, edhe pse nuk ka pasur kushte optimale, megjithatë me punë është dëshmuar se arti dhe kultura janë të pamposhtura.

“Në këtë periudhë, kemi realizuar produksione të suksesshme, kemi bashkëpunuar me artistë të rinj dhe me përvojë, dhe kemi sjellë në skenë tregime që pasqyrojnë shoqërinë tonë. Teatri ynë ka qenë i gjallë dhe aktiv falë stafit të përkushtuar dhe mbështetjes së publikut tonë”, raporton Telegrafi.

 

“Me rikthimin në shtëpinë tonë, synojmë të sjellim edhe më shumë projekte të guximshme dhe inovative. Kjo është vetëm fillimi i një epoke të re për teatrin “Bekim Fehmiu”. Do të jemi gjithnjë pranë jush me shfaqje që pasqyrojnë shpirtin e qytetit tonë dhe energjinë e artit bashkëkohor. Na bashkohuni më 27 nëntor për këtë fillim të ri dhe bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi emocionues!”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizreni shënon fitore historike 14-0 kundër Beharit

FC Prizreni ka arritur një fitore spektakolare në kuadër të Java 14 të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mundur KF Behari me rezultatin...

Kosova kundër Islandës në Play-Off për Ligën B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Kombëtaren e Islandës në muajin mars të vitit 2025, në kuadër të play-off-it për promovim në Ligën...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit