Arrestohet një person në Prizren për kanosje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Prizren nën dyshimin për kanosje me armë dhe mbajtje pa leje të një arme automatikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Ymer Shala” të qytetit.

” Pas njoftimit për kanosje me armë, patrullat e policisë janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin, A.R. (i lindur në vitin 1985, shtetas i Kosovës). Gjatë kontrollit, i dyshuari është gjetur në posedim të një arme automatikë AK-47, pa karikator, e cila është sekuestruar si provë materiale”, njofton policia.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe është ndaluar për 48 orë, pas udhëzimit të prokurorit të shtetit.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren.

 

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Lajmet e Fundit