18.4 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Prokuroria e Prizrenit mban ligjërata në shkolla kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht prokuroret/koordinatore për rastet e dhunës në familje, Mehreme Hoxha dhe Elfete Purova, kanë realizuar ligjërata vetëdijësuese në shkollën e mesme Sh.M.L.M “Luciano Motroni” dhe në shkollën Sh.M.U. “Hysen Rexhepi” për klasat e nënta, në Prizren. Këto ligjërata janë mbajtur në kuadër të fushatës vetëdijësuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, përcjell PrizrenPress.

Nxënësve iu ligjërua rreth konceptit të marrëdhënieve familjare, formave të dhunës në familje, aspektet penale të dhunës në familje, viktimat e ndjeshme, si dhe rolin e institucioneve shtetërore në luftimin e këtyre veprave penale. Ata u informuan gjithashtu, për ndihmën juridike që mund t’u ofrohet nga Qendra për Ndihmë Juridike, për rolin e mbrojtësve të viktimave etj.

Këto ligjërata kishin për qëllim forcimin e kapaciteteve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme për të identifikuar dhe raportuar dhunën në familje si dhe dhunën në baza gjinore.

Më tutje, nxënësit u njoftuan edhe për sanksionet ligjore që parashihen sipas ligjit për personat që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, si dhe veprave tjera penale në kuadër të dhunës në familje.

Ligjëratat ishin interaktive dhe nxënësit shprehën interesim të madh gjatë ligjërimit, duke parashtruar pyetje të ndryshme për diskutim.

Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj edhe më tej t’i trajtoj me prioritet rastet e dhunës në familje, dhe do të vazhdoj të mbajë ligjërata të tilla, me qëllim të vetëdijësimit dhe të parandalimit të veprave penale të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Besnik Krasniqi reagon pas dorëheqjeve në AAK-Prizren: Disa njerëz ndërrojnë anë për një vend pune

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së disa anëtarëve nga subjekti që ai drejton,...

Nesër nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Dijon në FIBA Europe Cup

Bashkimi ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj ekipit francez JDA Dijon, e vlefshme për...

Lajmet e Fundit