10.3 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Përfundon protesta, Jasharaj: Kurti e Nagavci me qasje të gabuar dhe qëndrim armiqësor ndaj SBASHK-ut

Ka përfunduar e qetë protesta e Sindikatës së Arsimit, Shkencës, Kulturës me kërkesë për rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive, raporton Ekonomia Online.

Në fjalimin e tij para Kuvendit të Kosovës, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë qëndrim armiqësor ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave.

“Qeveria Kurti dhe në këtë rast ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasje të gabuar dhe me qëndrimin deri armiqësor ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave. U munduan ta shuajnë SBASHK-un që të heshtin zërin e punëtorëve arsimorë dhe të mos dëgjohen kërkesat e tyre legjitime, por SBASHK-u nuk shuhet dot sepse është unitet i kalitur nëpër vite e dekada, bazuar në respektin dhe besimin e anëtarësisë ndaj udhëheqësve e veprimtarëve sindikalë”, ka thënë Jasharaj.

Tutje, Jasharaj ka deklaruar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci “as edhe njëherë nuk u bë zëri i punëtorëve në arsim dhe asnjëherë nuk foli në Qeveri e nuk kërkoi të debatohej për kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Trepça fiton në shtëpi përballë Proton Cable Prizrenit

Trepça fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit me shifrat 79:95 (24:24, 18:24, 23:26, 14:21), në takimin që u zhvillua në Mitrovicë, në kuadër të javës...

Koalicioni AAK-Nisma kërkon besimin e banorëve të fshatit Piranë

Koalicioni AAK-Nisma, në kuadër të fushatës zgjedhore, është takuar me elektoratin e fshatit Piranë të Anadrinisë së Prizrenit. Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha,...

Lajmet e Fundit