Policia vendos shirita në një lokal në Prizren, dyshohet për mjet shpërthyes

Policia ka vendosur shirita rreth një lokali, pak para muzgut, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren,pasi dyshohet se aty është vendosur një mjet shpërthyes, konkretisht një granatë dore.

Zyrtari për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë, Vesel Gashi, ka konfirmuar për TV Prizreni se lidhur me këtë rast është shoqëruar një person, ndërsa janë njoftuar ekipet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të larguar mjetin shpërthyes.

Policia ka nisur hetimet dhe po zhvillon veprimet e nevojshme për sigurinë e qytetarëve dhe pastrimin e zonës. Ekipet e deminimit të FSK-së janë duke punuar për të siguruar që çdo rrezik potencial të eliminohet.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit