Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, konfirmon dhe njofton qytetarët se do të jetë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.
Muharremaj ka dhënë arsyet se pse do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si dhe a do të kthehet prap në detyrën e kryetarit të komunës, pas zgjedhjeve, edhe nese fiton mandatin e deputetit.
Postimi i plotë
Pse po kandidoj për deputet, duke qenë edhe kryetar komune ?
Këtë pyetje e kam publike kudo që shkoj.
Kam nevojë ta debatojmë bashkë.
I dëgjoj me vëmendje edhe mendimet ndryshe sepse e respektoj demokracinë. ?
Sepse :
– Dua të jemi bashkë që ta theksojmë njëzëri që e duam Kosovën;
– Duke e pas një përkrahje me votë në zgjedhjet që po vinë, e tregojmë të drejten tonë legjitime për kërkesë në projekte për Suharekën;
– Duke qenë bashkë, në të ardhmen me votat tuaja, e drejta në kërkesë ka bindje dhe legjitimitet për projektet që e zhvillojnë Suharekën;
– Viteve të kaluara, u tregua se nuk mjaftonte të jesh vetëm kryetar komune, për ta siguruar të drejtën për projektet që na duheshin për qytetarët, të theksuara ndonjëherë edhe në vonesa e pengesa;
– Ne kemi energji të punojmë dhe na duhet ritëm më i shpejtë në komuna;
– Sepse kemi nevojë me e rikthy shpresën tek rinia me jetu në Kosovë;
– Insistoj dhe premtoj që qeverisja e ardhshme të mos udhëhiqet me inate, por të qeveriset me përmbajtje dhe pa dallim për secilin;
– Përkrahja juaj e dëshmon fuqinë tonë elektorale;
– Pastaj do të vazhdoj të kthehem si kryeshërbëtori juaj në komunë;
– I thjeshtë dhe i drejtë për secilin pa dallim;
Unë besoj se do të fitojmë.
E ndjej dhe jam i bindun.
Faleminderit dhe qofshim faqebardhë.
Ju mirëpres nesër ora 17:00 tek Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”
Me respekt
Bali Muharremaj
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit