9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Gashi: Qeverisja e PDK-së ka sjellë zhvillim të hovshëm në Prizren

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, vlerëson se me qeverisjen e PDK-së, Prizreni ka bërë përparim të dukshëm në shumë aspekte.

Sipas tij, komuna është transformuar në një kantier ndërtimi, me makineri që po punojnë në avancimin e infrastrukturës.

“Prizreni ka qenë në një gjendje të rëndë gjatë periudhës kur qeverisëte VV-ja, i plogësht dhe pa investime. Tani, Prizreni ka marrë një zhvillim të hovshëm, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës, por edhe në ndërtim dhe zhvillim urban. Janë tre hyrje kryesore të qytetit, të cilat po zhvillohen jashtëzakonisht, ndërkohë që komuna po kryen punën e saj në rregullimin e infrastrukturës”, tha Gashi.

Ai veçon disa projekte të mëdha që kanë ndikuar në përmirësimin e qytetit, si transformimi i sheshit Shatërvan, ku janë eliminuar kabllot e shëmtuara dhe është rregulluar infrastruktura nën dhe mbi tokë.

Po ashtu, Gashi thekson rëndësinë e projektit të rrethit ose unazës së qytetit, që ka përmirësuar qasjen në qytet dhe ka përfshirë edhe komunitetin me nevoja të veçanta. Ai shton se puna është në vazhdimësi dhe infrastruktura po rregullohet gjithashtu në lagjet dhe fshatrat e komunës së Prizrenit.

“Prizreni ka ndryshuar edhe fizikisht gjatë periudhës së qeverisjes së PDK-së, falë investimeve të mëdha. Qytetarët vazhdimisht vlerësojnë punën tonë dhe janë të kënaqur me rezultatet. E dimë që kërkesat e qytetarëve janë të shumta, për shkak të zgjerimit të qytetit dhe zhvillimit të tij, por ne vazhdojmë të punojmë me burimet tona financiare, pasi nuk kemi pasur mbështetje të mjaftueshme nga niveli qendror”, tha Gashi.

Ai tregon se Prizreni është një qytet atraktiv, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për vizitorët ndërkombëtarë, të cilët po qëndrojnë dhe shijojnë kulturën dhe trashëgiminë që ofron qyteti.

“Prizreni po kthehet në një qytet të festivaleve, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë. Me aktivitetet e shumta dhe numrin në rritje të vizitorëve, po bëhet një destinacion turistik dhe kulturor i rëndësishëm”, shprehet Gashi./EkonomiaOnline/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Më Shumë

Ema Helena Vicar shpallet “Miss Kroacia 2025”

Në mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb u zgjodh “Miss Kroacia 2025” dhe fituese u shpall Ema Helena Vicar. Ajo do ta përfaqësojë Kroacinë...

Prizren Classical Fest 2025 sjell muzikën klasike në zemër të qytetit këtë fundjavë

Prizreni do të shndërrohet në një qendër të artit dhe muzikës klasike më 1 dhe 2 nëntor 2025, me mbajtjen e edicionit të parë...

Lajmet e Fundit