Limaj: Prizreni është lënë pas dore, kërkon vepra konkrete dhe të prekshme

Lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një bashkëbisedimi me strukturën udhëheqëse të partisë në Prizren, kritikoi qeverisjen aktuale për neglizhimin e qytetit. Ai theksoi rëndësinë e veprimeve konkrete për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.

“Në qytetin e Prizrenit, i cili është lënë pas dore nga qeverisja aktuale, zhvilluam një bashkëbisedim me strukturën udhëheqëse të NISMA-së.

Ndryshe nga qeverisja aktuale, e cila vazhdimisht ka injoruar këtë qytet, ne jemi të angazhuar për ta ndryshuar këtë kulturë neglizhimi dhe shkëputjeje nga qytetari, sepse Prizreni kërkon më shumë se fjalë, ta kërkojnë vepra të prekshme që mund të përmirësojnë jetesën e përditshme, infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë e mbi të gjitha sigurinë.

E ardhmja e Prizrenit mund të jetë shumë më e mirë, prandaj duhen vepra konkrete, duhen veç vepra që do të lënë një ndikim të qëndrueshëm dhe të matshëm për brezat që do të vijnë”, deklaroi Limaj./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit