-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Vetëvendosje akuzon kryetarin e Prizrenit për fryrje të çmimeve në tenderin e ndriçimit publik

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, për fryrje të çmimeve dhe keqpërdorim të parasë publike në tenderin për ndriçimin publik të qytetit.

Sipas kësaj lëvizjeje politike, “kjo është pjesë e një skeme më të gjerë të abuzimit me kontratat publike që po favorizojnë klanet e kryetarit Totaj”.

“Shaqir Totaj dhe ekzekutivi i tij po e trajtojnë buxhetin e Komunës së Prizrenit si një pronë private, duke fryrë çmimet e tenderëve në mënyrë të paturpshme për të përfituar klanet e tij!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Në reagim  janë publikuar  disa fakte që “vërtetojnë abuzimin me tenderin për ndriçimin publik në disa lagje dhe fshatra të Prizrenit, duke përfshirë lagjet ‘Ortakoll’, ‘Bajram Curri’, ‘Tusuz’, ‘Arbanë’, ‘Jeta e Re’, dhe fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e Qytetit”.

Sipas Lëvizjes, çmimet për shtyllat dekorative dhe shtyllat “Smart” ndriçuese janë shumëfishuar krahasuar me çmimet e tregut.

Fakte të akuzave:

Një shtyllë dekorative është faturuar me 1,980€ dhe 2,680€ për copë, shifra që janë shumë më të larta se çmimi real i tregut.

Shtyllat “Smart” ndriçuese janë faturuar me 31,600€ dhe 32,000€ për copë, duke e tepruar çmimin e tyre, që në qytetet e tjera është shumë më i ulët.

“Kjo nuk është vetëm abuzim, kjo është hajni! Paratë e qytetarëve të Prizrenit po vidhen përmes këtyre kontratave të turpshme dhënë dostave të kryetarit Shaqir Totaj!” thuhet nw reagim të LVV-së  në Prizren.

Në përfundim, kjo lëvizje ka kërkuar llogaridhënie të menjëhershme dhe një hetim të thelluar për këtë aferë, duke e cilësuar si një fenomen të dëmshëm për qytetin dhe qytetarët e Prizrenit./PP/

 

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Limaj në Prizren: “Çeliku i luftës” viziton “Çelikun e paqes” (VIDEO)

Nisma Socialdemokrate sot bëri fushatë në qytetin e Prizrenit. Aty, kreu i kësaj partie Fatmir Limaj pos që shijoi kafe, vizitoi edhe tregun, derisa sefte...

Lajmet e Fundit