Suhareka u kthehet fitoreve, ‘shkel’ Llapin

Suhareka u kthehet fitoreve në elitën e futbollit kosovar.

Suhareka e ka shkatërrua Llapin, me rezultat 4-0, të martën  në Suharekë, në ndeshjen e fundit të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka u tregua ekip shumë më i mirë se llapjanët duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishëm nga ky udhëtim.

Mevlan Zeka hapi serinë e golave në minutën e 15-të duke shënuar për 1-0. Dy minuta më vonë Rexhaj dyfishoi epërsinë e Suharekës në 0-2, derisa Eneid Kodra (22’) realizoi golin e tretë për ekipin mike, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e kësaj sfidë.

Edhe në fraksionin e dytë të kësaj ndeshje, ishte ekipi nikoqire që më mirë e kontrolluan lojën, kurse, mesfushori Lorik Boshnjaku në minutat shtesë të kësaj lojë, realizoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore Suhareka ka 22 pikë në pozitën e pestë në tabelë, derisa Llapi është e shtata në tabelë me 17 pikë.

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit