Kryetari i KBI-së, Valon ef. Ibrahimi vizitoi Konsullatën e Turqisë në Prizren

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, realizoi një vizitë zyrtare te Konsullata e Republikës së Turqisë në Prizren.

Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga Konsulli, Celal Do?an.

Kryetari Ibrahimi shprehu mirënjohjen e tij të thellë në emër të të gjithë nënpunësve fetaro-administrativë për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti i Turqisë po ofron për popullin e Kosovës në fusha të ndryshme.

Nga ana e tij, Konsulli Do?an tha  se Turqia mbetet e angazhuar për të ndihmuar popullin e Kosovës në rrugëtimin e tij drejt një të ardhme më të sigurtë dhe prosperuese.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren për kontributin e tyre të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes qytetare, si në aspektin moral ashtu edhe social.

Takimi u zhvillua në një frymë tejet miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e ngrohta dhe bashkëpunimin e fortë midis Kosovës dhe Turqisë./PP/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Lajmet e Fundit