5.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Shfaqja “Qeni i Baskërvilëve” hap programin e sivjetmë në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu”

Programi i shfaqjeve në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu” hapet këtë fundjavë me komedinë “Qeni i Baskërvilëve” të autorit Arthur Conan Doyle dhe regji të Jon dhe Kastriot Saqipit.

Shfaqja mysafire, në të cilën luajnë: Blerina Veseli, Djellza Dema, Bleron Hevziu, Erion Fetahu, do të takohet me publikun në Prizren më 11 janar 2025, duke filluar prej orës 19:00, raporton Telegrafi.

“Qeni i Baskërvilëve” është një ndër veprat më të njohura të Arthur Conan Doyle, pjesë e serisë së Sherlock Holmes-it. Kjo komedi ka një natyrë misterioze dhe argëtuese, e cila ndjek detektivin legjendar Sherlock Holmes dhe partnerin e tij, Dr. Watson, teksa hetojnë një legjendë të frikshme për një qen të mbinatyrshëm që ndjek familjen Baskërvil në Angli. Misteri shndërrohet në një komedi dinamike, duke kombinuar humorin dhe intrigën në mënyrë të shkëlqyer.

Programi në Teatrin “Bekim Fehmiu” vazhdon më 14 janar me shfaqjen “Pula pispilluqe me çizme të kuqe”, dhe më 22 e 23 janar me premierën “Krejona” me tekst dhe regji të Kaltërim Balaj. /Telegrafi/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Vazhdon sanimi i rrugës në Pataqan të Epërm drejt Fortesës

Punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan i Epërm, në drejtim të Fortesës, janë duke vazhduar me intensitet. Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit,...

Rahoveci triumfon ndaj Yllit, diferenca zbret në një pikë

Rahoveci 029 ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 74:69 (18:13, 19:17, 19:19, 19:20), në kuadër të javës...

Lajmet e Fundit