Ish-kryetari i Prizrenit, Haskuka: Totaj vonoi projektin e Kompleksit Përkujtimor në Krushë të Vogël

Ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas përurimit të Kompleksit Përkujtimor dedikuar martirëve të fshatit Krushë e Vogël.

Ai akuzon kryetarin aktual të Prizrenit, Shaqir Totajn, për vonesën në realizimin e këtij projekti.

“Një projekt i cili është dashur të përfundojë në fillim të vitit 2022, përurohet me tre vite vonesë”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Si shumë projekte që nuk u përbyllën apo u vonuan tepër, edhe varrezat e martirëve të fshatit Krushë e Vogël, u vonuan për më shumë se 3 vite”.

“Drejtoria e Administratës gjatë mandatit tonë kishte kryer dy procedura të shpronësimit, kishte hartuar projektin, kishte lidhur kontratën, kishte bërë zhvarrosjen dhe rivarrosjen e martirëve dhe kishte përfunduar 85% të punimeve ndërtimore”.

“Pra, për projektin pothuajse të përfunduar, për të cilin nuk është dashur hiç më shumë se të bëjë ekzekutimin e mjeteve, ekipit të Totajt i janë dashur më shumë se 3 vite mospunë”.

 

Kompleksi përkujtimor dedikuar martirëve të fshatit Krushë e Vogël është përuruar sot.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë përurimit të kompleksit ka sjellë në vëmendje thënien se “një popull që e harron historinë ajo i përsëritet”.

“Prandaj, ky kompleks këtu është në funksion të përkujtimit të një tragjedie që ka ndodhur dhe një lloj edukimi për gjeneratën e re, që mos me harru atë që na ka ndodhur. Kemi pasur situata shumë të vështira, një periudhë kohore katastrofale, ku kemi qenë viktimë si popull, prandaj edhe ky projekt qëllim kryesor ka që të përkujtohen të gjithë ata persona që e kanë humbur jetën edhe janë shndërruar në shkaktar apo paraardhës të lirisë”, tha Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit