Prevalla me mungesë të energjisë elektrike, pronari i një hoteli: Një ditë pa rrymë na kushton 1 mijë euro

Bizneset në Prevallë, përveç mungesës së investimeve në infrastrukturë, shpeshherë përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike, duke iu shkaktuar mijëra euro humbje. 

Jahir Hasani, pronar i Hotel “Sharrit”, ka thënë se një ditë pa rrymë në Prevallë i kushton 1 mijë euro.

“Ne gjeneratorin e kemi shumë të fuqishëm për shkak se hoteli ka kapacitete të mëdhaja, është rreth 250 kilovat i cili neve na shpenzon rreth 50 litra në orë ose 60, varet nga ngarkesa. Ne në një ditë nëse nuk kemi rrymë na bëhen shpenzimet deri në 1 mijë euro. Tash ka ndodhur para disa ditëve, ka pasur prishje në Prizren, tri ditë s’kemi pasur rrymë, për tri ditë ne i kemi shpenzuar 3 mijë euro vetëm për naftë. Aty kemi dalur zero-zero me fitimin tonë”, ka thënë Hasani.

Se ka raste kur s’ka rrymë për një ditë të plotë e konfirmon edhe Ibrahim Sallauka, pronar i Hotel “Koha”/betimiperdrejtesi/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit