9 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Përkujtohet Mixha

Është nderuar jeta dhe vepra e heroit të Kosovës dhe humanistit, Muharrem Dina- Mixha, në 11 vjetorin e vdekjes.

Ish-zv/komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, tha se Mixha ishte një personalitet shumëdimensional.

” Ai  ia ka kushtuar tërë jetën çështjes kombëtare shqiptare”, tha ai.

Njëri nga bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët më të afërt të Muharrem Dinës, zv.komandanti i FSK-së , Enver Cikaqi, tha se ai e kujton çdoherë Mixhën, pasi ishte personalitet që la pas vetes vepra madhore në shërbim të kombit dhe popullit tonë.

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se Mixha i njohur për veprimtarinë e tij patriotike dhe humane, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbim të lirisë së Kosovës dhe aspiratave të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore.

Në emër të familjes, djali i heroit të Kosovës, Muharrem Dina, Hazëri, tha se jemi shumë krenarë për veprimtarinë jetësore të babait tonë në shërbim të atdheut, si para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Muharrem Dina- Mixha, përveç kontributit në interes të çlirimit të vendit si dhe pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave, ka qenë edhe themelues i Shoqatës Humanitare” Pashtriku”, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të banimit për shumë familje të invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së , dhe familje të skamnorëve në komunat e Regjionit të Prizrenit./TV Prizreni/

Më Shumë

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare. Ajo kishte kërkuar ndihmë për të financuar operacionin, i cili kushton 60...

Lajmet e Fundit