Në Suharekë forcohet bashkëpunimi kundër dhunës në sport

Në kuadër të planit të punës për vitin 2025, Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, organizoi një takim të rëndësishëm me akterët lokalë të sportit, sigurisë dhe institucioneve relevante.

Sipas komunës, ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në sport, si dhe promovimin e një mjedisi sportiv të sigurt, pozitiv dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit.

“Së bashku për sport pa dhunë dhe dukuri negative”, theksohet në njoftim të komunës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit