1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që sjell mbi 1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore për këtë komunë.

Përmes këtij bashkëpunimi me MMPHI-në do të bashkëfinancohen dy projekte të rëndësishme: Rregullimi i rrugës Sapniq – Nashpall, në vlerë prej 894,888.00 euro; Ndërtimi i rrugës Fortesë – Celinë, në vlerë prej 650,000.00 euro.

“Falënderoj zëvendësministrin Durmishi për mbështetjen e vazhdueshme dhe për angazhimin konkret për Rahovecin! Këto projekte pritet të nisin së shpejti dhe do të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën”, ka shkrua Latifi në “Facebook”.

Marketing

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit