15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Me pizhame në mes të flakëve – Nëna shpëton familjen nga zjarri në Savrovë

Në orët e para të mëngjesit, në kohën kur e gjithë familja ishte në gjumë, zjarri ka kapluar një shtëpi në fshatin Savrorë të Suharekës. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua. Shtëpia është bërë e pabanueshme.

Më pas përfshiu shpejtë pjesë të tjera të shtëpisë së familjes nga Savrova të Suharekës.

KLIKO VIDEONhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470

Zonja e shtëpisë, Nafije Rudaj tregon se gjithçka ndodhi pak para orës 3 të mëngjesit.

“Unë kesh në gjumë të natës ishte ora 02:45 edhe me ra një dritë në dritare e mendova se vetoj e është duke deshtë me ra shi, nuk kaloi as një sekondë ia filloj me kërsitë sikur kur bien kokrrizë. E jam qu e kam qelë dritaren teme, kur e kam qal dritaren teme e pash duke u kall kulmi i shupës. Jam dal shpejt e shpejt me pizhame kam ardh poshtë për me shpëtua vetën e fëmijët për më ndal zjarrin, me marr një motor edhe me qit por rryma ishte ndal edhe nuk munda me bo kurgjo”, tregon Rudaj.

Ajo tregon se zjarrëfikësit kishin probleme për ta ndalur zjarrin.

“Zjarrfikësi i parë që erdh kishte ujë shumë pak, nuk mundi të arrij asgjë, kulmi veç u kall i shupës edhe kaloj në shtëpi i thash zjarrfikësit veç shtëpinë shpëtoma, shupa u kall s’ka lidhje. Deri sa erdh zjarrfikësi i dyte, e i tretë ata u vonuan shumë e nuk mundet me arrit asgjë, shtëpia llom është e kallur”, tregon Rudaj.

Mes lotëve, Rudaj tregon për dëmet që iu shkaktuan nga kjo fatkeqësi.

“I kam pas 8500 euro duke i ruajtur me marr një kerr për burrin, se kemi bë ndeshje. I kemi rujt me i bë më shumë, por ato janë kallë, ato para janë kanë kështu të paluara, për dukat kam pas shumë të bashkarisë , një zingjir dy metra, kam pas 3 lira e 3 çerek, kom pas kompletin. I kam rujt për nuse kam menduar që e zë një re e ia vendosi asaj e gëzojë”, thotë ajo.

Si shkaktarë kryesor për gjithë këtë incident, Rudaj e lë energjinë elektrike.

Për këtë çështje, Lulëlzim Krasniqi nga KEDS i ka thënë televizionit se së shpejti do të dalin në vendin e ngjarjes për të përpiluar një raport përfundimtar.

E komandanti i njësisë së zjarrfikësve, tregon për vështirësitë që hasën gjatë intervenimit të tyre.

“Intervenimi po thuajse ka zgjatur deri në ora 06:30 të mëngjesit. Vlen të cekët se në këtë rastin kemi pasur dy bombola gazi në atë shtëpinë ndihmëse faktikisht se zjarri ka shpërthye aty dhe është përhapë në shtëpi banimi. Kemi has në dy bombola por,për fat të mirë që nuk kanë eksploduar edhe kështu mund të them që ka qenë një fat në fatkeqësi”, ka treguari ai.

Me rastin është duke u marrë edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se nuk ka pasur persona të lënduar.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Më Shumë

Lajmet e Fundit