11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Smajl Latifi sërish kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar rikandidimin e Smajl Latifit për një mandat të ri si kryetar i Komunës së Rahovecit në zgjedhjet lokale të tetorit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së dhe është miratuar me vota unanime, raporton PrizrenPress.

Në të njëjtën mbledhje, AAK-ja ka shpallur edhe disa kandidatura të tjera për kryetarë komunash. Sipas njoftimit të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

  • Në Gjakovë: Ardian Gjini
  • Në Pejë: Ali Berisha
  • Në Suharekë: Bali Muharremaj
  • Në Rahovec: Smajl Latifi
  • Në Klinë: Zenun Elezaj
  • Në Deçan: Bashkim Ramosaj
  • Në Prishtinë: Bekë Berisha
  • Në Artanë: Ajet Avdyli

Haradinaj bëri të ditur se në ditët në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të partisë në të gjithë vendin./RizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Nafta 1.65 € e benzina 1.39 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

Sot në Kosovë, nafta do të shitet me 1.65 euro për litër, që është 3 centë më lirë se dje, ndërsa benzina me 1.39...

Malisheva pret Ballkanin, debuton “Profesori”

Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, në një përballje me peshë...

Lajmet e Fundit