4.2 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

MASHTI hap tenderin për ndërtimin e çerdhes në Komunën e Mamushës, vlera e parashikuar 850 mijë euro

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar njoftimin për kontratë për ndërtimin e çerdhes në Komunën e Mamushës.

Vlera e parashikuar e kontratës sipas këtij njoftimi të publikuar të premten në platformën e prokurimit elektronik është 850 mijë euro, raporton Telegrafi.

Ndërkaq afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar data 7 korrik 2025.

Autoritetet komunale të Mamushës rreth dy muaj më parë kanë njoftuar se kanë dorëzuar në MASHTI projektin për ndërtimin e një çerdheje me pajisje moderne në këtë komunë.

“Planet tona janë që ndërtimi i çerdhes, me një vlerë prej 550 mijë eurosh, të fillojë brenda këtij viti me financim nga Ministria e Arsimit”, pat thënë kryetari i Komunës, Abdylhadi Krasniq.

Ndërsa drejtori i Arsimit në Komunën e Mamushës, Tyrker Mazrek pat theksuar se qëllimi i këtij projekti është që fëmijëve t’u ofrohet një mjedis i sigurt dhe cilësor për edukimin e hershëm dhe njëherësh të lehtësohet qasja në tregun e punës për prindërit e tyre, raporton Telegrafi.

Drejtuesit e MASHTI-t vjet përmes një letre patën kërkuar angazhimin dhe bashkëpunimin e autoriteteve komunale në sigurimin e lokacioneve për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve, me qëllim që secilit fëmijë t’i mundësohet qasja e edukimit në fëmijërinë e hershme. /Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

I ndërtohet shtëpia nënës së dëshmorit të kombit, Avni Buçaj

Sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpisë për nënën e dëshmorit të kombit, Avni Mursel Buçaj, nga fshati Lladroc i Komunës...

Fletëvotimet e dyshimta në Rahovec, Kryeziu i quan lëshime teknike: E kemi paraqitur rastin

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec, në shkollën  “Isa Boletini”, 4 mijë fletëvotime kanë qenë me shenja. Menaxheri i kësaj qendre, Sakip...

Lajmet e Fundit