-5.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për vitin 2026 të hartohet në bazë të kërkesave të qytetarëve dhe që ata të jenë të informuar rreth planifikimit buxhetor.

Sipas njoftimit, gjatë mbrëmjes së djeshme janë mbajtur takime me qytetarët e Këshillave Lokale të Kijevës, Bubavecit, Gollubovcit, Turjakës dhe Lubizhdës, ku është bërë prezantimi i qarkores afatmesme buxhetore 2026–2028, me fokus të veçantë në vitin 2026.

Në këto takime, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, ka prezantuar projektbuxhetin dhe ka njoftuar për ndarjet buxhetore të planifikuara. Për investimet kapitale, ai ka theksuar se ndarja fillestare buxhetore është rreth 5.3 milionë euro, me synimin që kjo shumë të rritet deri në 8 milionë euro përmes të hyrave të tjera.

Tutje, sipas njoftimit, qytetarët kanë kërkuar që investimet të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës, përfshirë ndërtimin e rrugëve, trotuareve dhe kanalizimeve, sidomos për largimin e ujërave të zeza dhe lidhjen e tyre me kolektorin kryesor. Po ashtu, është kërkuar mbështetje për bujqësinë përmes subvencioneve dhe hapjes së rrugëve fushore që ndihmojnë në qasjen në tokat e punuara./PrizrenPress.com

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

Duda Balje ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës. E pyetur nga Insajderi lidhur me situatën e rezultateve dhe mundësinë për t’u bërë deputete,...

Dalja në zgjedhje arrin 28.97% deri në orën 15:00, më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00, duke u bazuar në rezultatet e ardhura...

Lajmet e Fundit