21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30 qershor 2025.

Mbledhja, e cila u drejtua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi, kishte në rend dite shqyrtimin dhe miratimin e KAB-it si dhe çështje të ndryshme.

Dokumenti u prezantua para asamblistëve nga drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, i cili sqaroi alokimet buxhetore dhe projektet prioritare të planifikuara për tri vitet e ardhshme, me fokus të veçantë për vitin 2026.

“Komuna pasuron planin e saj financiar afatmesëm me të ardhura dhe shpenzime të parashikuara, duke përfshirë edhe fonde për projekte të rëndësishme infrastrukturore, shërbime publike dhe zhvillim ekonomik lokal”, theksoi drejtori Thaçi në prezantimin e tij, raporton PrizrenPress.

Ai bëri të ditur se përgatitja e Kornizës është bërë duke përfshirë edhe kërkesat e qytetarëve, përmes dëgjimeve dhe konsultimeve në terren.

“Po i takojmë drejtpërdrejt qytetarët, ku po marrim kërkesat e tyre. Prandaj planifikimi afatmesëm ndihmon në parashikimin financiar dhe shmangien e të papriturave”, tha Thaçi.

Sipas tij, dokumenti synon të garantojë stabilitet buxhetor, prioritete transparente dhe koordinim më të mirë të politikave komunale. Ai theksoi se një ndër qëllimet kryesore është që “në fokus të dokumentit t’i kemi si prioritetet publike edhe mënyrën se si financohen projektet”.

Për këtë pikë të rendit të ditës pati interesim të madh nga asamblistët, të cilët u përfshinë në diskutime të hollësishme dhe parashtruan pyetje të shumta për drejtuesin e financave komunale.

Qëllimi i Kornizës është baza për politikë komunale të synuara drejt përmirësimeve infrastrukturore dhe ekonomike./PrizrenPress.com

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Policia shqipton gjobë për zjarrvënie në Malishevë – apel për parandalim të djegieve

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Malishevë është duke ndërmarrë masa të vazhdueshme për të parandaluar djegiet që, sipas tyre, shkaktojnë...

Lajmet e Fundit