19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës. Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP, pasi që ofrohen për shfrytëzim asete mjaft atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës.

Në rajonin e Prishtinës ofrohen për qiradhënie 191 asete kryesisht zyra, lokale, depo dhe toka bujqësore. Në rajonin e Pejës ofrohen për qiradhënie 227 asete, prej tyre një numër i madh parcelash dhe pjesa tjetër lokale, depo dhe zyra në komunën e Istogut, Gjakovës, Klinës, Deçanit etj.

Në rajonin e Prizrenit janë përfshirë 104 prona, prej tyre një numër i madh ngastrash kadastrale në zona të përshtatshme si dhe depo dhe objekt.

KLIKONI LINKUN: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1984571662352014

Në rajonin e Gjilanit ofrohen 60 prona në komunën e Kamenicës, Ferizajt, Vitisë etj. Në rajonin e Mitrovicës ofrohen 89 prona kryesisht lokale, toka dhe depo. Gjithashtu, dhe 3 asete të NSH-ve në Administrim Direkt (depo/lokale) në NSH-të, Jatex dhe Metaliku në Gjakovë.

Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme datë (30.06.2025).

Sa i përket aseteve për qiradhënie komerciale apo mujore, dorëzimi i ofertave do të bëhet me datë (14.07.2025) prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë. Gjithashtu, edhe për NSH-të në Administrim Direkt, hapja e ofertave bëhet ne Zyrën Qendrore në Prishtinë në të njëjtën ditë.

Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve bëhet 15 minuta pas dorëzimit, pra duke filluar prej orës 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen. Ndërsa, sa i përket aseteve për qiradhënie sezonal apo vjetore të tokave bujqësore, dorëzimi i ofertave do të bëhet me datë 15.07.2025 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë. Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve bëhet 15 minuta pas dorëzimit, pra duke filluar prej orës 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore, kurse për shfrytëzim bujqësor aplikohet qiraja vjetore (sezonale). Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrat Rajonale respektive, ashtu siç është e cekur në shpallje.

Kriteret e tenderimit do të publikohen në shpalljet për qiradhëniet mujore dhe vjetore të aseteve. Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrat Rajonale respektive siç është theksuar në shpallje, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org.

Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.

Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrat Rajonale, varësisht për çfarë aseti interesoheni.

Për më shumë informata për secilin aset të ofruar për qiradhënie në këtë shpallje, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pap-ks.org ku në rubrikën Shpallje gjenden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim, konkretisht në linkun në vijim: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Përfundon takimi i liderëve – Abdixhiku: Një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike...

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Lajmet e Fundit