-3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aktiviteti u zhvillua në prani të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe përfaqësuesit të ELF (Engagement and Leadership Foundation), Mathew Gleason, raporton PrizrenPress.

“Sot filluam me krenari të festojmë Ditën e 249-të të Pavarësisë së Amerikës!”, thuhet në njoftimin e Këndit Amerikan në Prizren, ku theksohet edhe pjesëmarrja e gjerë e komunitetit.

“Na u bashkua një komunitet i gjallë familjesh amerikane, vullnetarësh dhe qytetarësh vendas që u mblodhën në frymën e miqësisë dhe festimit”, thuhet më tej.

Në kuadër të ngjarjes, u prezantua edhe një ekspozitë nga Këndi Amerikan i Prizrenit, përmes së cilës u shfaq “inovacioni, kreativiteti dhe bashkëpunimi”.

Pas fjalimeve përshëndetëse, pjesëmarrësit shijuan ushqime tradicionale festive dhe morën pjesë në prerjen e një torte simbolike. “Një homazh i ëmbël për lirinë dhe unitetin”, u përshkrua ky moment nga organizatorët./PrizrenPress.com

Marketing

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Incidenti në Suharekë: Votën e fotografoi dhe e postoi në rrjete sociale, intervistohet nga policia

Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht e qetë, por që janë shënuar disa incidente. Sipas raportit 24 orësh të policisë, një prej tyre ka ndodhur...

Përveç Dragobilit edhe Astrazupi i Malishevës me mungesë të rrymës

Përveç fshatit Dragobil, edhe fshati Astrazup në komunën e Malishevës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në ditën e zgjedhjeve. Në fshatin Dragobil, në...

Lajmet e Fundit