Komuna e Rahovecit ka bërë një thirrje publike për vetëdije dhe kujdes kolektiv në përdorimin e ujit të pijshëm, duke paralajmëruar për rrezikun e përballjes me vështirësi serioze në furnizim, si pasojë e keqpërdorimeve masive.
Në njoftimin e komunës thuhet se, sipas informatave të pranuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, furnizimi me ujë i qytetarëve është aktualisht i qëndrueshëm, por i kërcënuar nga përdorimi i pakontrolluar dhe ujitjet ilegale, raporton PrizrenPress.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe vetëdije qytetare në përdorimin e ujit të pijshëm. Çdo abuzim i burimeve ujore ndikon drejtpërdrejt në cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë”, thuhet në apelin e komunës.
Autoritetet lokale kanë kërkuar gjithashtu nga organet e rendit që të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjithë atyre që evidentohen duke keqpërdorur ujin, duke theksuar se dëmtimi i burimeve të përbashkëta është dëm për interesin publik.
Komuna u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë në ruajtjen e resurseve ujore, për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për të gjithë banorët./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/