Të hënën, më 7 korrik, ndodhi një zjarr i madh në komunën e Malishevës.
Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Sylë Dukolli, në një deklaratë për Klan Kosova, foli për dëmet në plantacionin e Vehbi Hotit, i cili është shkrumbuar nga zjarri.
Ai tha se zjarri ka qenë i pamenaxhueshëm për shkak të temperaturave të larta dhe një ere të fuqishme.
“Ne si komunë, me të marrë informacionin nga zjarrfikësit – të cilët i falënderoj për angazhimin e tyre – si dhe nga bujq dhe fermerë që kanë ndihmuar”, tha Dukolli.
Tutje, drejtori i Bujqësisë theksoi se zjarri u përhap kryesisht në toka bujqësore.
Sakaq, Hoti, të cilit iu dogj plantacioni i mollëve, tha se i janë djegur 60 hektarë tokë, ndërsa sipas tij, dëmi i shkaktuar është shumë i lartë.
Sinan Kryeziu, ekspert bujqësor, thotë se e hëna e 7 korrikut për Malishevën ka qenë një ditë shumë e rëndë. Ai bën thirrje për koordinim më të fuqishëm nga niveli qendror.
Sadri Shiaku thotë se i janë djegur 2 hektarë e gjysmë me grurë, gjë që sipas tij e ka dëmtuar rëndë./Klankosova.tv
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/