Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi, kanë pritur sot në takim themelueset e Institutit të Shëndetit Mendor “White Storm”, dr. Elma Miftari dhe mr. sci. Sara Miftari.
Ky institut, i pari i këtij lloji në Kosovë, ka selinë në Prizren dhe ofron trajtime për çrregullime mendore dhe neurozhvillimore, duke përfshirë edhe kërkime shkencore bashkëkohore në fushën e neuroshkencës.
Me shërbime të hapura edhe për pacientë ndërkombëtarë, “White Storm” po pozicionon Prizrenin si një qendër të re për inovacion klinik në nivel rajonal dhe më gjerë.
“Komuna e Prizrenit do ta thellojë bashkëpunimin me këtë institut unik, të udhëhequr nga gra të shkolluara në universitete prestigjioze, siç është Harvardi,” deklaroi Totaj.
https://prizrenpress.com/418061-2j/
Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të dyanshme – duke rritur kapacitetet shëndetësore në qytet dhe duke promovuar Prizrenin si një vend me potencial të lartë për zhvillim të qëndrueshëm në fushën e shëndetit mendor dhe shkencës./PP/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
https://prizrenpress.com/freski-e-perditshme-me-cmim-te-zbritur-zgjidh-aparatet-e-ujit-bruno/
https://prizrenpress.com/417786-2ft/
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
