7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Limaj zyrtarizon largimin nga PDK-ja, formon parti të re

FamtiLimaj6-06(E plotësuar) Deputeti Fatmir Limaj, në ditëlindjen e tij të 43-të, i ka thënë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës. “Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë vetën pjesë e PDK-së. Pra sot edhe publikisht e them edhe formalisht se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Limaj gjatë emisionit “Debat” në RTK.

Ai thotë se si themelues i Partisë Demokratike e Kosovës, ka besuar në vlerat e saj dhe se me gjithë humbjet në shumë zgjedhje, gjithmonë ka arritur të ngritet duke mos mbyllur debatin. “Votuesi i PDK-së nuk ka qenë mekanik, ka qenë votues me zemër”, ka thënë Limaj.

Duke folur për fitoren në zgjedhjet e PDK-së në vitin 2007, ai tha se ka qenë në interes të Kosovës, fitorja e PDK-së dhe ajo ka udhëheqë procese të jashtëzakonshme nga paslufta deri në shpalljen e pavarësisë.

Nga viti 2009 e deri në Kongresin e partisë, i cili, ai mendon se nuk është partia që ishte dikur. Sot ai, thotë se kur sheh njerëz që flasin në emër të PDK-së nuk e njohin këtë parti. Me qeverisjen e tillë, Limaj thotë se votuesi e sheh se nuk është ajo që ata kanë votuar. Ai thotë se ka tentuar reforminin e partisë, por se kjo nuk është përkrahur.

“Kur erdhi koha për zgjedhje unë kam kërkuar shtyrje, sepse se një parti duhet të dal më e fuqishme nga Kongresi”, ka thënë ai. Këtë Limaj e quan degradim, pasi thotë se nuk ka pasur reformë, pasi profesionistët dhe meritorët nuk janë vlerësuar, por se kanë marrë pozita njerëzit në bazë të jaranisë.

“Deri në vitin 2012, asnjë temë aktuale politike nuk është biseduar në PDK, përfshirë dialogun me Serbinë…Me veprimet e tilla, PDK nuk është ajo e dikurshmja, tha ai.

Limaj: EULEX të mos shkoj në shtëpi

Deputeti Fatmir Limaj, thotë se nëse vetëm dy vjet do të udhëhiqte me ministrinë e rendit, Kosova do të kishte standard të pranueshëm evropian.

Ai thotë se korrupsioni dhe krimi i organizuar dihet nga Policia e Kosovës, dhe se duhet shkarkuar ata që nuk e kryejnë punën si duhet. Ndërkohë, Limaj është pro qëndrimit të EULEX-it në Kosovës. Ai thotë për RTK-në se EULEX-i duhet të ketë rol mbikëqyrës për prokurorët dhe gjyqtarët vendas.

Limaj: Të rikonfigurohet klasa politike

Deputeti Fatmir Limaj, zgjidhjen në të gjitha problemet e sheh në rikonfigurimin e klasës politike në vend. Ai thotë se ka ardhur koha që të mos bëhet politikë ideologjike. Kështu, ai mendon se nuk duhet vlerësuar dikush vetëm pse ka qenë ushtar i UÇK-së dhe t’i jepet detyra udhëheqëse. Kështu, ai është edhe kundër përmendjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, për politikat e tanishme.

Limaj thotë se kemi probleme në natyra të ndryshme të funksionimit të shtetit. Ai thotë se formësimi i shtetit nuk ka ndodhur ende, dhe beson se ka njerëz që mund të punojnë në këtë aspekt, vetëm se duhet vendosur ata në pozitat e duhura.

Deputeti Limaj thotë se nuk ka asnjë ndjenjë të fajësisë dhe se është krenar për punën e tij dhe nuk duhet kritikuar për çmimin e autostradës, pasi sot autostrada shihet. Kështu ai, mendon se problem më i madh se çmimi i autostradës, janë miliardat e harxhuara për blerje të rrymës.

“Kosova për infrastrukturë, është para vendeve të rajonit, përfshirë Kroacinë dhe Serbinë, tha Limaj. Pas vitit 2010, Limaj tha se ka pas qeverisje pa program dhe pa objektiva.

Limaj: Probleme në funksionimin e shtetit

Deputeti Fatmir Limaj ka kritikuar procesin e privatizimit në Kosovë, derisa ka thënë se e gjithë kjo është pasojë e politikave jo të duhura ekonomike. Limaj ka thënë se duhet të rishikohen të gjitha kontratat e privatizimeve me ‘spin off’ special, dhe se ato kompani të cilat nuk i kanë përmbushur detyrimet të dënohen.

Limaj ka kritikuar procesin e privatizimit në Kosovë, derisa ka thënë se e gjithë kjo është pasojë e politikave jo të duhura ekonomike. Limaj ka thënë se duhet të rishikohen të gjitha kontratat e privatizimeve me ‘spin off’ special, dhe se ato kompani të cilat nuk i kanë përmbushur detyrimet të dënohen. Ai zgjidhjen e sheh në seriozitetin e shtetit për respektim ligji, politika të duhura fiskale dhe mos linçim të grupeve të caktuara të interesit.

“Kemi probleme në funksionimin e shtetit në të gjitha aspektet dhe duhet të kemi vullnet që kjo të shtyhet përpara. Njerëzit nëpër pozita duhet ta dinë se janë në shërbim të qytetarëve dhe jo servil të një njeriu, të një grupi politik”, ka thënë ai.

”U ndëshkuan partitë”

Deputeti Fatmir Limaj ka deklaruar se qytetarët e kanë kuptuar më së miri se ndryshimet mund të vijnë vetëm nga vota e tyre dhe kjo u dëshmua më së miri në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Ai tha se me mbështetjen për Iniciativën Qytetarë të Malishevës, nuk ka punuar kundër PDK-së, por se vetëm ka ndjekur atë që ka menduar se është rruga e duhur.

Ai tha se mendimi i tij për situatën në vend nuk dallon shumë nga ajo e njerëzve të thjeshtë, me të cilët thotë se është takuar.

Limaj thotë se janë bërë punë të mira, por se ka mundur të bëhet më shumë dhe se ka mund të kishte më shumë zhvillime pozitive në këtë drejtim.

E gjithë kjo, sipas tij u reflektua edhe në rezultatin e zgjedhjeve lokale të nëntorit të vitit të kaluar. Limaj, thotë se ai me mbështetjen për Iniciativën Qytetarë të Malishevës, nuk ka punuar kundër PDK-së, por se vetëm ka ndjekur atë që ka menduar se është rruga e duhur.

“Asnjëherë s’kam bërë veprime kundër askujt, por kam bërë veprime nga bindja, nga bindja se cila është më e mira. Edhe në rastin konkret në Malishevë, nuk kam bërë asnjë hap kundër dikujt në këtë rast kundër Partisë Demokratike”, ka thënë Limaj.

Deputeti Limaj, thotë se intelektualët e devotshëm që kanë punuar gjithmonë për vendin, në Malishevë janë bashkuar për ndryshime, kanë kërkuar përkrahjen e tij dhe ai i ka përkrahur, pasi thotë se është gjithmonë në shërbim të më të mirës për qytetarët.

Ai thotë se pushteti të konsumon dhe se vjen një kohë kur duhen njerëz të rinj, figura të reja që mund të ofrojnë alternativa tjera.
Limaj shtoi se njerëzit e kanë humbur shpresën për një situatë më të mirë dhe është moment i fundit për të ndryshuar diçka.

“Njerëzit me votë e kanë kuptuar se vetëm ashtu vjen ndryshimi, dhe ata kanë ndëshkuar partitë politike”, ka thënë ai.

Më Shumë

Mësuesja nga Hasi që ‘jeton’ me 1000 pula: Dashurinë për kafshët ma mësoi njerka

Flora Mulaj, një mësuese e përkushtuar nga Hasi, ka kaluar 37 vite duke edukuar fëmijët e ciklit të ulët në një fshat të zonës. Me...

Mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku shqiptoi policia gjatë një dite

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 746 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 36 aksidente me...

Lajmet e Fundit