Home Lajme Dragashit i sigurohet furnizim i qëndrueshëm me energji – Investim 9.3 milionë euro për nënstacionin e ri

Dragashit i sigurohet furnizim i qëndrueshëm me energji – Investim 9.3 milionë euro për nënstacionin e ri

0
Dragashit i sigurohet furnizim i qëndrueshëm me energji – Investim 9.3 milionë euro për nënstacionin e ri

Komuna e Dragashit do të përfitojë nga një investim madhor në sektorin e energjisë, me ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik NS Dragashi 110/35/10(20) kV dhe infrastrukturës përcjellëse, në vlerë prej 9.3 milionë eurosh. Projekti është iniciativë e KOSTT-it dhe do të bashkëfinancohet nga KfW – Banka Gjermane për Zhvillim, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, zhvilloi sot një takim informues me përfaqësues të kompanisë COLENCO, të angazhuar nga KfW për realizimin e këtij projekti.

“Sot (dje) pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësuesit e kompanisë COLENCO, të angazhuar nga KfW, për projektin e ndërtimit të Nënstacionit të ri NS Dragashi, së bashku me infrastrukturën përcjellëse”, deklaroi Xheladini.

Ai shtoi se aktualisht projekti është në fazën e përgatitjes së specifikacioneve teknike dhe shumë shpejt pritet të kalojë në fazën e tenderimit.

Gjatë takimit, theksi u vendos edhe te integrimi i këtij investimi strategjik në Planin Zhvillimor Komunal (PZHK). Komuna ka filluar tashmë procedurat për hartimin e PZHK-së së re, në mënyrë që projekti të jetë pjesë përbërëse e planifikimit afatgjatë të zhvillimit komunal.

“Ky investim përfundimisht zgjidh problemin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike në komunën tonë”, përfundoi kryetari Xheladini./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!


https://prizrenpress.com/418061-2j/
https://prizrenpress.com/freski-e-perditshme-me-cmim-te-zbritur-zgjidh-aparatet-e-ujit-bruno/

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991


https://prizrenpress.com/417786-2ft/

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren