1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Përurohet libri “Proza popullore legjendare shqiptare” i prof. dr. Sabahajdin Cenës

Në një ngjarje të veçantë kulturore të mbajtur në Rahovec, u përurua libri “Proza popullore legjendare shqiptare”, vepër e autorit të ndjerë prof. dr. Sabahajdin Cena – studiues i shquar i trashëgimisë shpirtërore shqiptare dhe figurë me ndikim të madh në historinë e re të vendit tonë.

Ky libër, i bazuar në disertacionin e doktoratës së autorit, përfaqëson një kontribut të çmuar në fushën e folkloristikës dhe studimit të letërsisë popullore shqiptare. Përmes këtij botimi, prof. Cena ka ofruar një vlerë të qëndrueshme akademike dhe kulturore, duke lidhur pasurinë shpirtërore të popullit me historinë dhe identitetin kombëtar.

Ngjarja u mbajt me mbështetjen e Komunës së Rahovecit, ku me fjalë rasti u paraqit edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili vlerësoi lart kontributin e prof. Cenës në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të Degës së OVL-UÇK-së në Rahovec, të cilët theksuan lidhjen e pandarë mes veprimtarisë atdhetare dhe asaj kulturore të autorit.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fjalë rasti mbajti edhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, prof. asoc. dr. Mentor Alishani, i cili e cilësoi veprën si një kontribut të rëndësishëm për studimet albanologjike dhe një model të angazhimit shkencor me ndjeshmëri kombëtare.

Për realizimin e këtij botimi, mirënjohje të veçanta iu dhanë: prof. dr. Besim Muhadri, prof. asoc. dr. Flamur Shala, si dhe Samedin Cena, i biri i autorit, të cilët kontribuan me përkushtim profesional në përgatitjen dhe botimin e librit.

Nder dhe respekt për prof. dr. Sabahajdin Cenën dhe trashëgiminë e tij shkencore!/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Bedri Hamza me përfaqësuesit e bizneseve në Prizren: Lehtësira fiskale dhe qasje më e mirë në kredi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një vizitë në Prizren, ku ka takuar biznesmenë dhe...

Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për monitorimin dhe menaxhimin e pyllëzimeve dhe infrastrukturës...

Lajmet e Fundit