29.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Vdes një 40 vjeçar në Prizren, policia jep detaje

Një 40-vjeçar ka vdekur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve të marra.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se i ndjeri, sipas informatave fillestare, ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë në momentin e incidentit.

Megjithëse, sipas policisë rrethanat mbeten ende të paqarta.

“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur. Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore. Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi./teve1.info/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Përplasje e fortë mes një motoçiklete dhe veture në Prizren, lëndohet një person

Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një përplasjeje mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren. Sipas raportimit në “Ora Shtatë”, një 50-vjeçar...

Pasurohen 15 biblioteka shkollore në Malishevë me veprat e Ali Huruglicas

Në kuadër të përpjekjeve për pasurimin e fondit librar në shkollat e komunës së Malishevës, janë dorëzuar 15 komplete të veprave të shkrimtarit Ali...

Lajmet e Fundit