10.3 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Masë e re në Malishevë: Ndalohen automjetet në bulevardin kryesor pas orës 20:00

Nga data 22 korrik deri më 31 gusht 2025, çdo ditë nga ora 20:00 deri në 24:00, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve motorike në bulevardin “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka lëshuar një Urdhëresë Administrative që ndalon qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë gjatë orarit të cekur.

“Në funksion të përmirësimit të sigurisë dhe lehtësimit të qasjes për këmbësorët në zonën më të frekuentuar të qytetit, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve motorike në bulevardin ‘Ibrahim Mazreku’, çdo ditë nga ora 20:00 deri në 24:00, prej 22.07.2025 deri më 31.08.2025”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se për bizneset lejohet furnizimi vetëm gjatë orarit kur qarkullimi i automjeteve është i lejuar, si dhe bizneset që vendosin shkallë, aparatura gastronomike, tavolina, karrige etj., duhet të pajisen me pëlqim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Kjo masë ka për qëllim përmirësimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes për këmbësorët në këtë zonë të rëndësishme të qytetit”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Barazim dramatik në Gjonaj: Drini i Bardhë dhe Deçani ndajnë pikët

Ndeshja mes Drinit të Bardhë dhe Deçanit, e cila ishte ndërprerë disa javë më parë, u zhvillua sot në Gjonaj dhe përfundoi me barazim...

Ballkani gabon në shtëpi, Ferizaj merr një pikë në Suharekë

Ballkani ka bërë hap të gabuar në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar. Tri herë kampioni i Kosovës të shtunën...

Lajmet e Fundit