2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

“Hidroregjioni Jugor” investon në dy eskavatorë për përmirësimin e shërbimeve në Malishevë dhe Dragash

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës operative, duke siguruar dy eskavatorë të rinj që do të jenë në shërbim të Njësive Operative në komunat e Malishevës dhe Dragashit.

Ky investim, me vlerë prej 168,640.00 euro, është financuar nga vetë kompania dhe paraqet një përpjekje të qëndrueshme për të rritur efikasitetin në terren, veçanërisht në rastet e intervenimeve të shpejta dhe të nevojshme në rrjetin e ujësjellësit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, seguej, skuter dhe teksti që thotë "4 Trotinet elektrik /Kodi MK083 / /White NEIU 2025 MUDEL Black Kurseni 70.00C Sasia kufizuar ?, 35V Ah Boteri itumi 299.00 tURO 229.00 EURO Fugia 3SCW Deri Dari35km 9S ???????? 4-50 Ore Mbuahwwshpajie Roto BRENTONI HAME Shpojtisia krm/h aanupur 15 ???M ???????" +383 (?)48 328: 260 383 (0)48 433 00 BRUNG TECH"

Përfaqësues nga “Hidroregjioni Jugor” theksuan se pajisja me eskavatorë do të ndikojë drejtpërdrejt në zvogëlimin e humbjeve të ujit, të cilat janë një nga sfidat kryesore të sektorit, si dhe në përmirësimin e shërbimeve që ofrohen për konsumatorët.

“Ky investim është pjesë e strategjisë sonë afatgjatë për modernizimin e kapaciteteve operative dhe për ofrimin e një shërbimi më të besueshëm dhe efikas për qytetarët,” u tha në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Me këtë angazhim të ri, “Hidroregjioni Jugor” SH.A synon të rrisë cilësinë e ndërhyrjeve në infrastrukturën e ujësjellësit dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve publike në rajon.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nis ndërtimi i murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit në Prizren

Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta. Projekti, i realizuar nga...

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Lajmet e Fundit